Sport

Skuadra e njohur evropiane shkarkon trajnerin

Mainzi e ka shkarkuar trajnerin Achim Beierlorzer vetëm 10 ditë pas fillimit të sezonit të ri në Bundesligë.

Shkarkimi i tij vjen në një javë në të cilën lojtarët e Mainzit nuk pranuan të stërviten, pasi sulmuesi Adam Szalai u pezullua dhe u urdhërua ta gjejë një klub të ri.

Mediet gjermane thonë se Szalai kishte kërkuar që pagat e papaguara nga klubi – të cilat u ishin ndalur lojtarëve gjatë periudhës së hershme të pandemisë koronavirus – t’u paguheshin tani.Klubi e mohoi këtë lajm, duke thënë se ai ishte pezulluar për arsye sportive.

Mainzi pastaj pësoi humbje të thellë 4:1 nga Stuttgarti të shtunën.Beierlorzer e mori drejtimin e Mainzit në nëntor të vitit 2019. Tani, ai do të zëvendësohet nga ndihmës trajneri Jan-Mortiz Lichte.

Ai është trajneri i dytë që shkarkohet në këtë fillim sezon në Bundesligë, pas David Wagner, i cili u shkarkua nga Schalke të dielën.

Postime të ngjajshme
Sport

Këta janë golashënuesit më të mirë pas tetë xhirove në Superligën e Kosovës

Sport

Këtë sezon Ballkani me Dritën po udhëheqin, por ja si dukej tabela e Superligës pas 8 javëve të sezonit të kaluar

Sport

Në mesjavë xhiroja e nëntë, super derbi në Therandë

Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin