Sport

Skuadra e Llapit kryen përgatitjet në Ohër, kjo është gjendja e futbollistëve para debutimit në Evropë

Skuadra e Llapit ka përfunduar fazën përgatitore prej tetë ditësh në Ohër dhe është nisur drejt Kosovës.

Llapi njofton që gjendja e futbollistëve është shumë e mirë dhe pa ndonjë lëndim eventual, shkruan FrontOnline.

Përgatitjet në Ohër si dhe dy ndeshjet kontrolluese ndaj Dritës dhe Teutës ishin pasqyra reale e ekipit.

Pas dy ditësh pushimi, të shtunën skuadra e Tahir Batatinës rinis stërvitjet deri ditën e mërkurë për t’u zhvendosur më pas në Shkup, për përgatitjet finale para ndeshjes së rrethit të parë të Ligës së Konferencës ndaj Shkupit.

Kjo ndeshje zhvillohet të enjten në ora 20:00 në “Todor Proeski National Arena” në Shkup.

Postime të ngjajshme
Sport

Shaqiri pritet të kthehet në Serie A, dy skuadra të mëdha e duan futbollistin shqiptar

Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë U19 zbulon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren kundër Italisë

Sport

Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

Sport

Superkompjuteri parashikon renditjen finale në Premierligë