Sport

Skuadra e Ligës së Parë përgatitjet do t’i zhvillojë në Turqi

Edhe Malisheva iu është bashkuar skuadrave kosovare që do të përgatiten në Turqi për stinorin pranveror. Klubi po i bën të gjitha përgatitjet për një pranverë të suksesshme, me synim të inkuadrohet në elitë.

Malisheva që garon në grupin A të Ligës së Parë, stinorin vjeshtor e ka mbyllur në vendin e dytë me 26 pikë, njësoj si vendi i parë të cilin e mban Dukagjini i Klinës.Për t’ia rrezikuar vendin e parë Dukagjinit në pranverë, Malisheva ka ndërruar edhe trajnerin.

Kryesia e klubit ka sjellur trajnerin e mirënjohur Arsim Thaqi në krye të shtabit teknik.Madje, klubi ka vendosur që përgatitjet dimërore t’i zhvillojë në Antalia të Turqisë.

Trajneri Thaqi në një bisedë me “Zeri.info” ka konfirmuar se ka 22 janari, skuadra e tij udhëton drejt Turqisë.“Përgatitjet deri më 22 janar do t’i zhvillojmë në Kosovë, pastaj në Antalia të Turqisë. Do të qëndrojmë atje dhjetë ditë. Sa i përket transferimeve, ende nuk kemi bërë diçka në këtë drejtim”, ka thënë Arsim Thaqi për “Zeri.info”.Thaqi do ta nis nesër punën me skuadrën e tij të re, derisa thotë se synim e ka ngritjen në elitë.

“Nesër do të filloj punën me skuadrën dhe ta shohim. Synimi kuptohet se është Superliga me vetë faktin që klubi ka bërë ndryshime si në staf poashtu edhe përgatitja e skuadrës në Antalia”, tregon më tej trajneri i mirënjohur kosovar.“Jemi shumë të vetëdijshëm që kjo edicion është shumë ndryshe se vjeshta. Skuadrat janë më të mobilizuara dhe të organizuara”, vlerëson ish-trajneri i FC Prishtinës.Për fund, ai tregon edhe për rivalët kryesorë të Malishevës.“Ka skuadra shumë të forta dhe me synime të qarta. Dukagjini, A&N, Liria, Istogu dhe Onix. Pra, ky grup ka shumë konkurrencë dhe nuk do të jetë i lehtë inkuadrimi në Superligë”, përfundoi të mërkurën Arsim Thaqi.

Postime të ngjajshme
Sport

Premierliga me lider të ri, Man City po shijon formën e jetës

Sport

Arsenali vazhdon me formën e mirë

Sport

Dramë e vertëtë, përfundon derbi mes Interit dhe Milanit ky është rezultati

Sport

Çfarë ndodhi në kacafytjen mes Lukakut dhe Ibrahimovic?