Sport

Skuadra e Ligës së Parë në futboll bëhet me trajner të ri

Skuadra prizrenas, FC A&N ka ndërruar trajnerin pas humbjes në shtëpi nga Istogu me rezultat 2:3, raporton “Zeri.info”.

Skuadra në fjalë ka njoftuar në faqen zyrtare se trajneri Genc Tamniku ka dhënë dorëheqje pas ndeshjes të cilën A&N e humbi.

Tamniku përkundër se ka dhënë dorëheqje nga posti trajnerit të klubit, ai tash e ka marrë rolin e ri si drejtor sportiv në po të njëjtin ekip.

Kurse, postin e kryetrajnerit tashmë e ka marrë Rafet Mullalari.

Ky është njoftimi i plotë i klubit:

“FC A&N vs FC Istogu (2-3)

Ka përfunduar ndeshje e sotme, ku skuadra jonë pësoi humbje.

Mbas ndeshjes trajneri kryesor Genc Tamniku dha dorëheqje dhe do te vazhdoj ne postin e drejtorit sportiv. Falënderojmë trajnerin për kontributin e dhënë si kryetrajner.

Ekipin ne xhirot e mbetura do ta udhëheq trajneri Rafet Mullallari.

Stafit te trajnerëve dhe lojtareve i dëshirojmë suksese ne lojërat e mbetura”, thuhet në njoftimin e klubit.

Momentalisht, FC A&N renditet në vendin e shtatë në Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Ballkani po kryeson, por ja kush ishte lidere e Superligës pas xhiros së 15-të në sezonin e kaluar

Sport

14 referë në ndeshjet e Superligës këtë sezon, ja cili është deleguar në më së shumti ndeshje

Sport

Kjo ishte premia që futbollistët e Dritës morën pas fitores ndaj Gjilanit

Sport

Tre trajner të “dorëhequr” këtë sezon, por vitin e kaluar numri ishte shumë më i madh