
Skuadra e Gjilanit ka njoftuar se ka nisur me seancat e para stervitore për edicionin e ri të garave në IPKO Superligën e Kosovës, shkruan BlicMedia.
Ky është njoftimi i klubit.
Skuadra e Gjilanit nis përgatijet
Gjilan, 05 Janar 2020-Mesditën e së dielës skuadra e Gjilanit ka filluar përgatitjet për pjesën pranverore të edicionit garues 2019/2020.
Në grumbullimin e parë të vitit 2020, futbollistët e Gjilanit stërvitjet i mbajtën tek fusha ndihmëse, e cila ishte pikënisje e përgatitjeve para fillimit të pjesës pranverore në Ipko Superligë dhe Digitalb Kupën e Kosovës në futboll.
Seanca e sotme stërvitore ishte kryesisht fizike, ku kryetrajneri i skuadrës me stafin e tijë, ju kishin caktuar futbollistëve të tyre vrapime dhe disa ushtrime tjera të forcës.
Gjithashtu stërvitjeve ditën e sotme ju ishte bashkangjitur edhe transferimi më i ri i skuadrës së Gjilanit, Sebino Plaku, i cili u njoftua nga afër me bashkë futbollistët e tijë në skuadrën e Gjilanit.
Gjilani përgatitjet do ti vijoj deri me datë 15 janar, kurse pas kësaj date skuadra e udhëhequr nga Gentian Mezani, fazën përgatitore do ta vazhdoj në shtetin Turk, më saktësisht në Antalia, vend ku dhe do ti zhvilloj disa ndeshje testuese, gjatë qëndrimit në Turqi.
📸Fotografi të realizuara gjatë seancës së sotme stërvitore⬇️