Sport

Skuadra e Dritës gëzon fëmijët, shpërndan dhurata për festat e fundvitit

Tashmë është bërë traditë që klubet kosovare në fund të vitit të ndajnë dhurata për t’i bërë fëmijët më të lumtur për festat e fundvitit, shkruan “Zeri.info”.

Sot kampioni aktual i Kosovës, Drita, ka vizituar shtëpinë “Pema”, ku ka ndarë disa dhurata.

Njoftimi i plotë i FC Dritës:

Festa arrin edhe në ambientet e qendrës së kujdesit ditorë PEMA

Sot klubi jonë FC DRITA për të pestin vit radhazi ka vizituar shtëpinë PEMA ku ka vazhduar traditen e shpërndarjes së dhuratave!Festat e fundvitit klubi jonë gjithmonë i feston me fëmijët e kësaj shtëpie, por ky vitë ishte shumë më ndryshe ku për shkak të pandemisë dhe kujdesin e shëndetit ndaj fëmijëve, kësaj here nuk kemi mundur të takohemi dhe të festojmë së bashku, por vetëm e kemi bërë dorzimin e dhuratave tek punonjësit e shtëpisë PEMA.

Me shpresën që vitin tjetër do të festojmë së bashku, klubi jonë ju uron shumë shëndet për vitin 2021 të gjithë fëmijëve dhe punonjësve të shtëpisë PEMA. Mirupafshim vitin tjetër!. /

 

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi