Sport

Skuadra e Arb Manajt vë në shënjestër yllin e Partizanit

Erald Çinarin e presin te Samsunspor, klub me të cilin ësht lidhur në të shkuarën edhe Ardit Hoxhaj i Vllaznisë.

Superiorja, në fakt, është kthyer në një treg të preferuar për klubet e ligës së dytë turke.

Momentalisht po gjuhet për lojtarë me parametra zero dhe abcnews.al mëson edhe klubin që po tenton të joshë sulmuesin Jasir Asani. Djaloshi nga Shkupi, autor i 9 golave këtë sezon, ka disa oferta.

Keçiorengucu është klubi që kërkon të përforcohet në sulm dhe Jasir Asani është objektivi i tyre.

 

Përfaqësues të klubit turk e kanë ndjekur anësorin e Partizanit gjatë ndeshjeve të Superiores, madje edhe nga stadiumi.

Asani, duke qenë lojtar i lirë, ka në dorë të zgjedhë klubin e ri dhe të përzgjedhë ofertat. Keciorengucu vjet e mbylli në vendin e shtatë, shumë pranë zonës “play-off”.

Në ekip kanë edhe dy shqiptarë të tjerë, Ilir Mustafen dhe Arb Manajn, të cilin e huazuan pjesën e dytë të sezonit te Balikesirspor.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë