Sport

Skuadra austriake insiston për transferimin e yllit kosovar

Te skuadra e Riedit nuk kanë hequr ende dorë nga transferimi i sulmuesit të Kosovës, Atdhe Nuhiu, ka njoftuar të enjten “nachrichten.at”.

“Të gjithë janë duke pritur për lajme në lidhje me një lëvizje të mundshme të sulmuesit Marco Grull në Rapid Vjenë”.

“Një vendim nuk është marrë ende. As rasti i sulmuesit Atdhe Nuhiu me të cilin po punojnë për një zgjidhje”, shkruan sajti austriak.

 

Ditë më parë ishte raportuar se Nuhiu mund të kthehet në futbollin austriak të luajë për Riedin.

Edhe trajneri i kësaj skuadre nuk e ka mohuar kalimin e Nuhiut nga APOEL Nicosia, që garon në elitën e futbollit të Qipros.

Nuhiu 31-vjeçar në Austri më herët ka luajtur për Welsin, Austria Karntenin, Riedin dhe Rapid Vjenën, ndërsa ka luajtur në Turqi edhe për Eskishehirsporin dhe në Angli për Sheffield Wednesday.

Këtë edicion në të gjitha garat për APOEL-in ka luajtur 18 ndeshje ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë.

Postime të ngjajshme
Sport

Baseli mposhtet nga St.Gallen, Edon Zhegrova asistues te goli i vetëm

LajmeSport

Robin Krasniqi hap një bunar për të varfërit në Pakistan

Sport

Zekirija Ramadani nuk deklarohet pas ndeshjes, kjo është arsyeja shumë interesante

Sport

Prishtina fiton krejt në fund të takimit, Leonit Abazi përsëri hero