Sport

Skuadra angleze synon të përfitojë nga kriza financiare e Barcelonës, bën ofertë qesharake

Manchester City po synon të përfitojë nga kriza financiare e Barcelonës dhe të bëjë një ofertë deri për një nga lojtarët më të rëndësishëm të historisë së futbollit, Messin.

Barcelona përveçqë po kalon momente jo të mira financiare, ajo ka probleme edhe me Messin i cili po e dëshiron largimin.

Kjo ka bërë që “qytetarët” të bëjnë një ofertë qesharake ku do të paguajnë vetëm 50 milionë paund për sulmuesin argjentinas, Lionel Messi, të cilit i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni.

Mediat britanike janë të bindura që ai do të pranojë ofertën dhe dëshiron që të luajë nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola në merkaton e verës.

Por, mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë skuadra e Barcelonës, e cila dëshiron që t’i rinovojë kontratën. Gjithçka varet nga presidenti i ri i skuadrës, i cili do të zgjidhet në fundin e janarit.

Postime të ngjajshme
Sport

Devolli rrëfehet për aventurën te Drenica

Sport

Humbja ka ndikuar tek Gjilani, mbledhje emergjente për të ardhmen e trajnerit dhe gjithçka tjetër

Sport

Zbulohet detaji tronditës për vdekjen e Maradonës

Sport

Trajneri i klubit shqiptar e ndjek ndeshjen e skuadrës së tij duke marrë oksigjen në spital