Sport

“Skifterat” reagojnë me vendimin e Komisionit të Garave

Tifozët e Gjilanit “Skifterat” kanë reaguar në lidhje me incimin disiplinor nga Komisioni i Garave i Superligës në futboll, shkruan Sheshi.info

Komisioni i Garave i Superligës së Kosovës në futboll kanë hapur procedurë disiplinore në lidhje me incidentin e ndeshjes Drita – Gjilani, e ku tifozët e kuqebardhëve sipas vendimit të KG-së kanë qenë ata të cilët kanë provukuar tifozët e Dritës.

Kurse ndaj Dritës, si organizatore e ndeshjes është iniciuar për lëshim në organizim dhe tifozët e kaltërbardhëve për hedhjen e mjeteve piroteknike në tribunën lindore.

Mirëpo në reagimin që kanë bërë “Skifterat”, e kanë quajtur si skandaloz këtë marrje të vendimit nga FFK, por që kanë e marrin si përgjegjësi vetëm mjetet piroteknike të përdoruara në koregrafi.

Derisa tutje kanë theksuar se nuk kanë dëmtuar asnjë karrikë në pjesën veriore, duke e quajtur si të pavërtetë vendimin e KG-së.

Me poshtë edhe reagimi i “Skifterave”:

Reagim ndaj Komisionit të Garave!

Inicimi disiplinor për Skifterat nga ky organ i Federatës së Futbollit është sa qesharak, po aq skandaloz!

Duke tentuar të barazpeshojnë peshën e përgjegjësisë dhe me qëllim mbulimin e lëshimeve të organizatorit të ndeshjes, ky komision konstaton se ishin Skifterat që provokuan tifozët tjerë dhe si pasojë u shkaktua incidenti të cilit ia mveshin të gjitha dëmet e shkaktuara nga çdo ndeshje e përfaqsueses së Kosovës!

Ky komision si duket nuk ia ka idenë derbit dhe rivalitetit, me gjasë në përbërje ka anëtarë që mendojnë se duhet të thurren elozhe në tribina për kundërshtarët e jo këngë e thumbime mes vete!

Është parë qartë nga pamjet e transmetuara se ne kemi qëndruar dhe mbrojtur hapësirën e dedikuar për ne pra ,tribunën veriore!
Përgjegjësia për hyrjen në fushë të tifozëve tjerë i takon organizatorit të ndeshjes dhe nuk duhet gjykuar mbi bazën e motivit apo shkakut!

Është e pavërtetë e madhe se janë dëmtuar disa karrige të tribunës veriore!
Ne marrim përgjegjësi për mjetet piroteknike të përdorura në mënyrë të kontrolluar në kuadër të shfaqjes tonë koreografiketë të cilat nuk janë hedhur në fushë.

Komisionin disiplinor e ftojmë të gjykojë mbi bazën e fakteve dhe të mos penalizojë askë pa të drejtë me qëllim të arritjes së synimeve tjera, e që nē këtë rast haptas është shfaqur edhe tendenca për të mos lejuar klubet zhvillimin e ndeshjeve në Fadil Vokrri, ne nuk është se duam ti zhvillojmë ndeshjet jashtë qytetit tonë.

NJOFTIMI I KOMISIONIT TË GARAVE:

“Gjatë pauzës, tifozët mysafirë të Gjilanit provokojnë ata të Dritës, që pastaj vërsulen drejt njëri-tjetrit, ku fillon përleshja me shufra metali, me ulëse plastike dhe grushte, për çka pjesa e dytë filloj me 15 minuta vonesë”, thuhet në vendimin e KG-së. Sipas këtij organi të FFK-së “në tribunën lindore ku ishin tifozët e Dritës janë shkaktuar dëme materiale: disa ulëse të thyera, rrethoja e dëmtuar, në tualete disa pllaka të qeramikës të thyera si dhe është dëmtuar dera e zhveshtores ku ishte e vendosur Drita”.

“Tifozët e Gjilanit provokuan ata të Dritës. Si pasojë vërsulen ndaj njëri-tjetrit duke u përleshur me shufra metalike, ulëse plastike që ishin prapa portës dhe grushtime. Me këtë rast janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale në infrastrukturën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’. Para fillimi të pjesës së dytë tifozët e Gjilanit ndezin mjete pirotektnike tymuese si dhe dëmtojnë disa karrige në tribunën veriore të stadiumit”. Federata e Futbollit e Kosovës edhe të dielën ka dënuar “sjelljet vandale të tifozëve” në derbi. FFK-ja kishte dhënë leje që ndeshja të organizohej në Prishtinë për faktin se stadiumi në Gjilan po rinovohet.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit