Sport

“Skifterat” i kundërpërgjigjen Batatinës

Gjilani ka pësuar humbje në shtëpi me rezultat prej 2:0 ndaj Llapit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 29-të në Superligën e Kosovës, shkruan Gazetasheshi.com.

Në taborin e llapjanëve golat i ka shënuar pikërisht ishi i kuqebardhëve, Edon Sadriu.

Pas ndeshjes kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina i është drejtuar tifo-grupit “Skifterave” me një recitim, duke i thënë:

“Dresat vija-vija, ju muj sa herë të du të shpija”, deklaroi Batatina.

Reagimi i menjehershëm ka qenë edhe nga “Skifterat”, pasi përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare e kanë qujatur trajnerin llapjan si tugjar.

Nder tjera tifozët e Gjilanit i kanë përgëzuar Llapin për fitoren e arritur, por që për Batatinën ende vlen ai epiteti që e gëzon si tugjar e thënë nga “Skifterat”.

Postimi i plotë:

“Lojtarët e Llapit sot fituan ndeshjen fal angazhimit dhe dëshirës së tyre më të madhe, dhe me meritë arkëtuan tre pikët shumë të nevojshme për ta!

Tahir Batatina i cili paska belbëzuar ne recitalin e tij duke mos thënë asgjë përveq asaj se që themi ne se në Gjilan luhet futboll pa kalkulime nuk mund ta largoj nga vetja epitetin që gëzon për shumë vite për të cilin ka njohuri krejt Kosova, atë të Tugjarit!

Na vjen keq për futbolldashësit e Podujevës që mund të ndihen të ofenduar, por ne besojmë se një pazargji si ky përfaqëson vetëm interesat e veta dhe asnjëherë kulturën dhe traditën e pastër të futbollit llapjan”.

Gjilani pas kësaj humbje renditet në pozitën e katërt me 43 pikë, ndërsa Llapi është ngritur në vendin e pestë me 36 sosh.

Postime të ngjajshme
Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur