Zgjedhjet 2021

Skender Ukaj iu drejtohet qytetarëve: Së bashku do ta rimëkëmbim shtetin!

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Skender Ukaj, i cili mban numrin 47 në listën zgjedhore, në një adresim për qytetarët nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka premtuar se do të angazhohet për zhvillimin e vendit, mirëqenien ekonomike, sociale dhe shëndetësore.

“Së bashku do ta rimëkëmbim shtetin! Vetëm në një shtet të rimëkëmbur, qytetari është i mëkëmbur”, ka shkruar Ukaj.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, kolegë, qytetarë të vendit, Në zgjedhjet e 14 shkurtit jam pjesë e listës së kandidatëve të PDK-së për deputet.

Numri im është 47. Duke u zotuar për të qenë në shërbimin tuaj, të zhvillimit të vendit tonë dhe mirëqenies suaj ekonomike, sociale, shëndetësore, kërkoj mbështetjen tuaj.

Së bashku për #Rimëkëmbje të vendit dhe një të nesërme më dinjitoze. Më evropiane në çdo aspekt jetësorë. Së bashku do ta rimëkëmbim shtetin! Vetëm në një shtet të rimëkëmbur, qytetari është i mëkëmbur!

Paraprakisht ju falemnderit shumë për përkrahjen dhe besimin! #Rimëkëmbje për shtetin dhe qytatarin e Kosovës Falenderim dhe mirënjohës! I juaji, Skender Ukaj

Postime të ngjajshme
LajmeZgjedhjet 2021

Këto janë ish-deputetet e Kuvendit që nuk arritën të fitojnë besimin e qytetarëve për një mandat të ri

LajmeZgjedhjet 2021

Lista e 20 kandidatëve më të votuarit të PDK’së

LajmeZgjedhjet 2021

Votat e djalit të Sami Lushtakut në Drenicë

LajmeZgjedhjet 2021

Kandidati i PDK-së tregon se sa vota ka marrë