Sport

Skenarët që e shpallin Prishtinën kampion këtë fundjavë

Bardhekaltrit mund të shpallen kampionë me një barazim në Gjilan ose nëse nuk fiton Drita ndaj Drenicës në xhiron e 35-të të Superligës së futbollit.

Skuadra nga kryeqyteti mund të shpallet kampion i Superligës së Kosovës në qoftë se merr rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Gjilanit, raporton lajmi.net.

Pritjes së gjatë të Bardhekaltërve mund t’i vijë fundi të dielën, pas ndeshjeve të xhiros së 35-të të Superligës.

Ekipi i Zekirija Ramadanit kanë pesë pikë më shumë sesa përcjellësi kryesor, Drita, kur kanë mbetur edhe dy xhiro pa përfunduar i gjithë sezoni.

Gjithashtu, prishtinasit mund të festojnë edhe nëse humbin në Gjilan, por me kusht që Drita të mos fitojë në Drenicë.

Pra, Prishtina i ka në lojë disa opsione dhe mundësi për t’u shpallur kampion qysh këtë fundjavë.

Postime të ngjajshme
Sport

Hoqi dorë nga profesioni për familjen, kush është partnerja e Eriksen që preku zemrat e të gjithëve

Sport

Batatina: Nuk i frikësohemi asnjë kundërshtari, ne jemi Llapi i Fadil Vokrrit

Sport

Skuadra e Ligës së Parë iu jep shkollë atyre të Superligës, nënshkruan me sponsorin e Kosovës dhe bën prezantim fantastik të fanellave

Sport

EKSKLUZUVE: Ilir Avdyli pritet që të transferohet te kjo skuadër