Show Bizz

Skandaloze: Butrint Imeri tregon një rast të sulmit seksual me një vajzë dhe bën shaka duke treguar si ka rrjedhur ngjarja

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Rastet e dhunimit seksual në Kosovë janë një dukuri që fatkeqësisht në Kosovë ndodhin pothuajse çdo ditë. Muaj më parë një ngjarje e tillë e ndodhur në Drenas tronditi vendin, e pastaj edhe shumë raste të tjera që në fakt janë po aq të dhimbshme për viktimat, aq edhe skandaloze kur flitet për ato duke bërë shaka si rasti i këngëtarit Butrint Imeri, që ndiqet nga më shumë se 800 mijë person në Instagram, shkruan Gazeta Metro.

Butrinti, në vend që të përkrahë këto viktima, për shkak të popullaritetit të tij tek të rinjtë kosovarë ai merr pjesë në këto sulme seksuale vetë, dhe madje i tregon në emisione televizive, duke i veçuar si ngjarjet më ‘funny’ që i kanë ndodhur ndonjëherë në jetë.

Në emisionin ‘Prive Reality’ që u transmetua në Klan Kosova me 1 janar në ora 21:00, Butrint Imeri, një ngacmim seksual në një dhomë hoteli në Shëngjin ku ishin të përfshirë ai, një shok dhe një vajzë ( në këtë rast viktima) e tregoi me të qeshura pa fund dhe si një nga ngjarjet më interesante që i ka ndodhur gjatë gjithë karrierës së tij.
“U kanë një storje që ka ndodhë në Shëngjin, dhe u kanë shumë funny, tepër e fortë, në ekstrem. Kesh në dhomë në hotel shtrit me një shoqe (qesh), dhe pasi u çlodha me të (përsëri qesh) shkova në kuzhinë dhe veç kur pe një një piskamë të madhe, edhe po shkoj me këqyr çka u ba, kur pe shoh shokin tem tu dal prej dhomës, edhe tu ik prej saj, edhe ajo çika tu nga jashtë. Edhe pse ves shokun çka u bë, ai me tha me ka hetu kjo çika që s’u kanë me ty, se ma ka pa zingjirin e trashë në qafë, dhe e ka diktu që s’je ti. Tani pe ves unë këtë çikën he oj zemër çka u bë, ajo tha o nja i madh, i gjigant, me hyni në dhomë…”,fliste e qeshte Butrinti me miqtë e tij, teksa tregonte për këtë ngjarje të turpshme që e kishte bërë ai me shokun e tij në Shëngjin.

Ndërsa prezantuesja Liberta Spahiu, mysafirët tjerë të ftuar në emision Yll Limani, Shkurte Gashi, Fifi, kënaqen duke qeshur me Butrintin, duke e përgëzuar, siç tha Liberta ‘ shokët e tu po nxajnë femra në krahë tëndin’.

Nga minuta e 25:00 mund ta dëgjoni rrëfimin skandaloz të Butrint Imerit.

Dhuna seksuale paraqet vepër të dënueshme kriminale që sanksionohet me legjislacionin në fuqi të Kosovës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto