Sport

Skandali në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ja fjalët e Griezmann

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann, ka komentuar skandalin që ndodhi mbrëmë në ndeshjen kualifikuese kundër Shqipërisë.

Ky takim nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi vendasit ngatërruan himnin e Kombëtares së Shqipërisë, duke e lëshuar atë të Andorras.

Për ta vazhduar skandalin, spikeri i ndeshjes iu drejtues lojtarëve dhe tifozëve shqiptarë si ‘armen’.‘Gjelat’ e fituan ndeshjen me rezultat 4-1, por gjithsesi skandali i ndodhur mori vëmendjen e të gjithë medieve botërore.

“Ishim shumë të befasuar. Ishim të shokuar. Një gabim i rëndë që s’do të duhej të përsëritej”, ka thënë Griezmann.

“Pritëm, dhe lëshuan himnin e tyre. Edhe neve do të na lëndonte njësoj”.

Në grupin H, Franca prin me 12 pikë, aq sa ka edhe Turqia dhe Islanda në pozitat respektive dy dhe tre, ndërkohë Shqipëria me gjashtë pikë pozicionohet e katërta.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv