Lajme

Skadon afati: Këto parti aplikuan për koalicione në KQZ

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit.

Por këtu nuk bëjnë pjesë Nisma Socialdemokrate e as Aleanca Kosova e Re.

 

Këto dy subjekte, ndonëse u përfol se mund të arrijnë marrëveshje koalicioni me PDK-në, respektivisht me LDK-në, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka thënë se afati tashmë ka skaduar ndërsa janë paraqitur dy njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje përmes Koalicionit nga radhët e komuniteteve:

Koalicioni VAKAT, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG).
Aplikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 8 janar dhe përfundon më 16 janar 2021.

Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletëvotim do të mbahet më 1 shkurt 2021 ndërsa fushata Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët fillon më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt 2021.

Postime të ngjajshme
Lajme

Zgjohen nga koma Fidan Gashi dhe Enver Xhikoli, të cilët gjenden në Austri

Lajme

Lista e plotë e 440 kandidatëve për deputetë nga katër partitë e mëdha

Lajme

“Përçarje”: AKR kërcënon se do të largohet nga lista e LDK’së

Lajme

Ky është parashikimi i motit për ditën e diel