Sport

Situatë e pazakontë te PSG, me angazhimin e Donnarummas tani kanë shtatë portierë në ekipin e parë

PSG nuk di të ndalet. Një tjetër afrim të bujshëm ka bërë në merkaton e verës duke angazhuar portierin italian Donnarumma.

Portieri që shkëlqeu në këtë Evropian i është bashkuar gjigandëve francez. Tanimë nis një tjetër sfidë për gardianin italian që duhet të bind trajnerin se është më i mirë sesa zgjedhja e parë, Navas.

Por nuk janë vetëm këta dy portierë te PSG, pasi klubi francez ka në dizpozicion edhe shtatë portierë të tjerë. Sergio Rico është pjesë e yjeve të ekipit të parë, ndërsa është kthyer nga huazimi në Fulham edhe Alphonse Areola. Gjithashtu pjesë e skuadrës së parë janë Marcin Bulka, Alexander Letellier, Garissone Innocent dhe Denis Franchi. Tashmë drejtuesit e klubit janë duke punuar për zgjidhjen e këtij problemi për të shituar dhe dërguar në huazim portierët e mbetur në organikë.

Postime të ngjajshme
Sport

Zyrtare: Ky do të jetë kundërshtari i Prishtinës në “play-off” nëse e kalon Bodo Glimtin

Sport

Përfundoi aventurën me Ukrainën, zbulohet pse u largua Andriy Shevchenko

Sport

Shkëndija emëron trajnerin e ri

Sport

Ballkani ‘befasohet’ në Turqi, takohet me drejtuesit e klubit të njohur