Lajme

Situata në Deçan: 30 fëmije kërkuan ndihmë vetëm gjatë orëve të natës

Gjendja në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan vazhdon të jetë e ngarkuar nga kërkesat e shumë e qytetarëve për t’iu ofruar ndihmë nga helmimi që ende nuk është vërtetuar se nga çfarë po vjen, shkruan Gazeta Metro.

Siç merr vesh Gazeta Metro, në QKMF’në e Deçanit, vetëm nga ora 22:00-7:00 kanë kërkuar ndihmë 30 fëmijë.

E në Spitalin Rajonal të Pejës, janë duke u trajtuar shtatë fëmijë që përveç simptomave të helmimit si diarre dhe të vjellura, kanë dhe temperaturë.

Është e çuditshme se disa nga pacientët kanë thënë se përveç simptomave të zakonshme, po ndjejnë edhe fryrje të barkut.

Ndërsa, mjeku kujdestar në QKMF, në Deçan, Egzon Rexhaj ka treguar gjendjen aktuale të qytetarëve të helmuan nga komuna e Deçanit.

Sipas Rexhajt pacientët të cilët janë në gjendje më të lehtë po trajtohen me terapi orale, ndërsa kemi edhe raste me të rënda që po trajtohen me terapi parenterale

“Me vjellje, temperarurë, lodhje dhe plogështi, kemi raste më të lehta që po trajtohen me terapi orale, ndërsa kemi edhe raste me të rënda që po trajtohen me terapi parenterale, shumica e pacientëve po trajtohen ambulantorë këto në QKMF, kemi një numër të vogël prej tyrë që kanë nevojë spitalorë” tha Rexhaj ” tha Rexhaj në Prime Time.

Kujtojmë se në këtë komunë janë helmuar mbi 1 mijë e 500 qytetarë, e që shkaku i këtij helmimi dyshohet të jetë uji i pijes.

Postime të ngjajshme
Lajme

Parashikimi i motit për ditën e diel

Lajme

Përveç temperaturave të larta, Kosova në këto ditë do të zhytet edhe me pluhurin saharian

Lajme

Infektologu kosovar tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

LajmeShow Bizz

Morena Taraku mesazh publik Edi Ramës! Me fjalë të ashpëra zbulon diçka që nuk e kemi ditur