Lajme

Sindikata e Zjarrfikësve letër kryeministrit, ka disa kërkesa

Sindikata e zjarrfikësve kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me zjarrin që ka përfshirë disa vatra në Kosovë.

Në letrën drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrive të linjës, nga Sindikata thonë se shërbimi i Zjarrfikjes dhe shpërthimit që nga paslufta vepron dhe punon në kushte të vështira në të gjitha komunat. Ata kërkojnë që zjarrfikësit dhe të gjitha forcat në teren të mbështeten me të gjitha kapacitetet e mundshme. Po ashtu kërkojnë që të sigurohen mjete financiare për kompensim gjatë mobilizimit në komunat tjera, orarin e tej zgjatur.

Në letrën drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrive të linjës, nga Sindikata thonë se shërbimi i Zjarrfikjes dhe shpërthimit që nga paslufta vepron dhe punon në kushte të vështira në të gjitha komunat.

“Të shqetësuar me pozitën e vështirë që ka kapluar shërbimin e zjarrfikjës dhe Shpëtimit në të gjitha Komunat e Kosovës edhe një herë ju drejtohemi si përgjegjës të institucioneve më të larta Shtetërore, më shpresë se do të shqyrtohet kjo gjendje e rëndë dhe e pa përballueshme që po na përcjell vite me radhë. Shërbimi i Zjarrfikjes dhe shpëtimit që nga pas lufta vepron dhe punon në kushte mjaft të vështira në të gjitha Komunat e Kosovës, sepse asnjëherë nuk ju dha prioritet në zhvillimin, avancimin dhe përgatitjen, rritjen e kapaciteteve operative emergjente sipas misionit të Zjarrfikjes, shpëtimin e jetës së Njeriut dhe të mirave Materiale, vite me radhë kemi ngrit shqetësimet dhe kemi evidentua te gjitha mangësitë dhe problemet qe ballafaqohen zjarrfikësit e Kosovës sa i përket organizimit dhe përgatitjes për t’u ballafaquar me sfidat të cilat munden te paraqiten në situata emergjente”, thuhet në letrën e sindikatës dërguar institucioneve të vendit.

Veç shqetësimit për zjarrin, ata janë të shqetësuar edhe me problemet që zjarrfikësit janë duke u përballur me vatrat e zajrrit, angazhimet shtesë, orare të zgjatura dhe papërkrahje.

Për çka kanë potencuar se tani është momenti që të kërkohet angazhim dhe përkushtim maksimal i të gjitha institucioneve që zjarrfikësit të trajtohen ashtu siç e meritojnë.

“Tash është momenti qe kërkon angazhim dhe përkushtim maksimal i te gjithëve, por ne te ardhmen institucionet duhet te angazhohen qe shërbimi i zjarrfikjes dhe shpëtimit te trajtohet ashtu siç e meritojnë shpëtimtarët sipas themelimit dhe misionit te Shpëtimit te jetës se njeriut dhe te mirat materiale te shtetit. Me shqetësim jemi duke i përcjell vatrat e zjarrit qe janë duke ndodhur ne vendin tonë, ne këto momente zjarrfikësit edhe pse me kushte te vështira dhe pa mjete adekuate, me te gjitha forcat janë duke dhanë maksimumin qe situata te vihet ne kontroll, por duhet mobilizim dhe angazhim i të gjithë mekanizmave te sigurisë qe situata sa me shpejt te vihet ne kontroll, te ruhet jeta e qytetareve dhe pronat e tyre. Jemi te shqetësuar me problemet qe zjarrfikësit janë duke u përballur me vatrat e zjarrit, angazhimet shtese, me orar te zgjatur dhe pa përkrahje ne teren sa i përket pajisjeve dhe gjithashtu edhe mbështetja me ushqim, zjarrfikësit veprojnë me kushte shumë te vështira dhe gjithsesi duhet te intervenohet ne ketë drejtim. Prandaj nga Kryeministri dhe kabineti qeveritar ne koordinim me komunat e Kosovës urgjentisht te analizojnë situatën e krijuar dhe tu delen ne ndihmë zjarrfikësve te cilët me dite te tëra janë ne luftë me vatra te zjarrit. Qeveria urgjentisht duhet te siguroj mjete financiare shtesë qe zjarrfikësve tu sigurohen kushte ne këto rrethana, është e nevojshme qe te sigurohen edhe pajisje ( shpinore lopata dhe fshesa metalike, dhe pajisje tjera qe do te mund ti përdorin edhe qytetaret vullnetar te cilët janë te gatshëm te kontribuojnë ne situatën e krijuar. Zjarrfikësit dhe te gjitha forcat ne teren duhet te mbështeten me te gjitha kapacitetet e mundshme, duhet gjithsesi qe te sigurohen edhe mjete financiare për kompensim gjatë mobilizimit dhe mobilizimet ne komunat tjera, per orarin e tej zgjatur dhe ne kushte shumë te vështira”, thuhet në letrën e dërguar institucioneve.

Shpresojmë se ky shqetësim i zjarrfikësve te Kosovës do jetë edhe shqetësim për ju dhe do ti merrni shumë seriozisht kërkesat tona, qe te reflektoni pozitivisht ne ketë situatë te renduar qe ka kapluar vendin. /demokracia.com

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS: Në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Lajme

Rama i përgjigjet ftesës së Kurtit, tregon se a do ta vizitojë Kosovën

Lajme

Kjo është mosha e 19 viktimave që humbën jetën nga virusi

Lajme

Policia jep detaje për vdekjen e 23 vjeçares nga Drenasi