Lajme

Simiq: Deklarata e Pompeo- s është në përputhje me të Vucic

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, bëri të ditur se qëndrimi i sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo, për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë duhet të hiqet taksa, andaj është në përputhje me atë të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Serbisë.

Ai në këtë mënyrë ka komentuar takimin e sotëm në Nju Jork të presidentit Vuçiq dhe sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo, në të cilin është biseduar për Kosovën.

“Dita e sotme është unike në historinë e fundit politike të marrëdhënieve SHBA-Serbi, ku takimi përfundon me një qëndrim të përbashkët për situatën në Kosovë. Ky përparim diplomatik në marrëdhënie është rezultat i politikës përgjegjëse të presidentit Vuçiq, e cila bën që edhe ithtarët më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës ta pranojnë se çështja e Kosovës nuk përfundon me njohje të njëanshme të Kosovës, dhe se duhet të gjendet një zgjidhje kompromisi që respekton interesat e Serbisë dhe popullit serb”, tha Simiq.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat