Sport

Simeone dridh merkaton verore, po e transferon yllin botëror 100 milionësh

Trajneri i Atletico Madrid, ka kërkuar blerjen e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

Sipas “AS”, trajneri i Atleticos, Simeone, është shumë i interesuar të sigurojë shërbimet e Martinezit për sezonin e ardhshëm.

Trajneri argjentinas, thuhet se i ka kërkuar drejtuesve të klubit të tij që të hidhen në sulm për Martinezin, duke i ofruar atij kontratë tre-vjeçare me pagë të lartë.

23- vjeçari, ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave evropaine, drejtuesit e Interit për ta shitur sulmuesin e tyre kërkojnë rreth 80 milionë euro.

Lojtari vlen shumë më shumë në treg, por pandemia ka bërë që Interi të shesë të paktën nje nga super yjet e skuadrës për shkak të problemeve financiare.

Postime të ngjajshme
Sport

Mici flet nga Tirana

Sport

Shkëndija nënshkruan kontratë profesionale me mesfushorin 17-vjeçar

Sport

Zyrtare: Trepça ’89 ndahet me futbollistin e njohur

Sport

Tjetër futbollist konfirmon largimin nga Trepça ’89