Lajme

Si u kap në flagrancë duke pranuar ryshfet mjeku i QKUK-së, Policia jep detaje

Policia e Kosovës dje ka arrestuar një mjek në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ai është kapur në flagrancë duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një qytetar lidhur me kryerjen e ekspertizës mjekësore që i dyshuari ka qenë i obliguar ta kryej në bazë të aktvendimit të gjykatës dhe vendimit për caktim të ekspertit nga SHSKUK-ja.

Me vendim të prokurorit, mjeku është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë (NN) 13.07.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nga njësiti përkatës është zënë në flagrancë duke kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një qytetar lidhur me kryerjen e ekspertizës mjekësore që i dyshuari ka qenë i obliguar ta kryej në bazë të aktvendimit të gjykatës dhe vendimit për caktim të ekspertit nga SHSKUK-ja. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Postime të ngjajshme
Lajme

Valbon Krasniqi tregon nëse do të ketë sërish mbyllje totale pas rritjes së rasteve me COVID-19

Lajme

KQZ tregon procedurat për ndërrimin e qendrës së votimit

Lajme

I nxehti ekstrem kufizon punën jashtë, nga ora 12:00 deri në 16:00 kufizohet lëvizja

Lajme

Avdyli e Hamza përplasen keq për Hashim Thaçin