Lajme

Si ta dalloni gripin e verës nga Covid-i

Kujdes nga ethet disaditore. Mjekët e familjes thonë se prej më shumë se dy muajsh janë shumë të rralla rastet me Covid, pasi 99 për qind prej rasteve që paraqiten tek doktori janë të prekur me gripin e verës.

“Gripi i verës ngatërrohet me Covid-in. Që kur filluan te rriten temperaturat, kemi vënë re që ka pasur ndryshim në shëndetin e tyre me këto simptoma gripale apo virusale të verës. Kam mbi dy muaj qe nuk kam asnjë rast pozitiv. Të gjithë negativ”

Po cilat janë simptomat e gripit të verës?

“Simptomat e gripit të verës janë rrufë, temperaturë, dhimbje fyti, koke. Dobësitë e përgjithshme trupore. Të njëjtat me simptomat e Covid. Ethet disaditore zgjasin vetëm disa ditë. 2-3-5 ditë”, – tha për Tv Klan mjekja pathologe Eriona Hereni.

Në çdo rast, për të bërë diferencën nëse është Covid apo gripi i verës, bluzat e bardha i referojnë qytetarët për tampon. Në të gjithë vendin nga mbi 2 mijë raste të dyshuar me Covid, rezultojnë mesatarja 4 të infektuar në ditë.

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19 në Kosovë

Lajme

S’keni parë gjë akoma, java që vjen pritet të jetë përvëluese

Lajme

Ofertë në Itali: shtëpi në bregdet, çmimi vetëm 1 euro

Lajme

I riu nga Istogu që vdiq sot, ishte nipi i deputetit të AAK-së