Lajme

Si në filma: Në mes të Prishtinës tentohet të shkelet polici me veturë

Një polic është tentuar të vritet nga disa persona në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 04:00.

Polici u tentua të vritej pasi afër një parkingu aty kishte vërejtur një veturë të dyshimtë nga e cila kishin dalë tre persona.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.

“Viktima mashkull kosovar pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se derisa kishte qenë në kryerje të detyrës afër një parkingu aty kishte vërejtur një veturë të dyshuar nga e cila kishin dalë tre persona të cilëve u kishin dhënë urdhër për ndalje, por dy prej tyre kishin ikur kurse një ishte futur në veturë dhe kishte filluar ta ngas veturën me shpejtësi mbrapa ku si pasojë e kishte goditë viktimën-zyrtarin e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.

Si pasojë zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Postime të ngjajshme
Lajme

Aksident me fatalitet në Malishevë, vdes një person

Lajme

Obama feston ditëlindjen, ky është kushti i veçantë për të ftuarit

Lajme

Përhapja e variantit Delta, a do të ketë sërish mbyllje totale në vend

Lajme

Bëhuni gati për temperatura të larta, parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim