Lajme

Si në filma: 5 persona gjuajnë me armë zjarri nga veturat në Podujevë

Policia në Podujevë sot rreth orës 17:00 ka marrë informatë për të shtëna me armë në fshatin Batllavë të Podujevës.

Pas kësaj janë arrestuar pesë persona, të cilëve u janë sekuestruar edhe armë zjarri.

Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Prishtinë, 31 maj 2021- Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Batllavë të Podujevës. Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës, ai që ka rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e 5 personave të dyshuar, të cilët prej dy veturave të ndryshme, dyshohet se kanë shtënë në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Veturat e personave të dyshuar janë ndaluar në fshatin Lluzhan, ku nga ana e policisë janë gjetë dhe sekuestruar: – një armë automatike zjarri AK-47 me 9 fishekë, një pistoletë e tipit Ekol -T, me 5 fishekë si dhe një shkop”, ka deklaruar ajo.

Ahmeti ka thënë se personat e arrestuar ngarkohen me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

“Ndaj tyre po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka deklaruar ajo. /Reporteri.net/.

Postime të ngjajshme
Lajme

“Bisha” që u rrokullis në bjeshkët e Deçanit, dalin detajet se cila është vlera e saj

Lajme

Reagon koloneli amerikan që shërbeu në Kosovë, pasi mbështetësi i Kurtiti tha se SHBA’ja nuk duhet të përzihet në punët e brendshme të Kosovës

Lajme

Ja cili është qyteti i fundit i çliruar nga Serbia 22 vjet më parë

Lajme

Rufki Suma i çon ‘selam’ Ramiz Lladrovcit si kryetari më i mirë i zgjedhur