Lajme

Si mundëse, nëna zë djalin që e pa duke shikuar në dritaren e dhomës së vajzës

Një grua trime nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara është incizuar duke e zënë një djalë për të cilin tha se e ka parë duke shikuar në dritaren e dhomës së gjumit të vajzës së saj 15-vjeçe.

Gruaja e quajtur Phyllis Pena i tha policisë lokale se u kthye nga dyqani në shtëpi rreth orës 7 të mëngjesit, kur e pa në oborrin e shtëpisë djaloshin 19 vjeç, të quajtur Zane Hawkins.

Dyshohet se djali ishte duke shikuar në dritaren e dhomës së vajzës, ndërsa më pas iku nga vendi i ngjarjes pasi e kishte parë nënën e saj që është kthyer në shtëpi, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Pena e kishte lajmëruar policinë menjëherë. Policët e arrestuan djalin, por ai arriti disi që t’u ikte. Megjithatë, gruaja e shkathët arriti që ta kapte vetë të dyshuarin duke e mbërthyer me të dy duart në stomak. E tërë pamja u incizua nga kamera në veturën e policisë.

Më pas, nënën e ndihmon edhe vajza për ta mbajtur djalin në tokë, ndërsa dy policë shihen që vrapojnë menjëherë për ta arrestuar.

Policia tha se i dyshuari është duke u mbajtur në burg dhe mund të përballet me akuza për posedim të substancave të kontrolluara, shmangie të arrestimit dhe rezistencë ndaj arrestimit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Pamje nga momenti kur pejani vjedh çelësat e veturës zyrtare brenda komunës

Lajme

Vazhdon numërimi i votave me kusht: Këto janë rezultatet

Lajme

Kush është mjeku shqiptar që tentoi ta shpëtojë Kryetarin e Zagrebit që vdiq pardje

Lajme

Pasi iu vodh vetura zyrtare, sqarohet Gazmend Muhaxheri