Lajme

Si mund të përballoni ditët e nxehta, këshillat e Institutit të Shëndetit Publik

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Instituti i Shëndetit Publik jep këshilla të rëndësishme për të gjithë qytetarët, në këto ditë të nxehta gushti.

ISHP iu bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të evitojnë sa më shumë ekspozimin në diell, për të shmangur problemet shëndetësore.

Njoftimi i ISHP:

Në mënyrë që të shmangni efektet shëndetësore negative të temperaturave të larta këshillohet:

Të evitohet ekspozimi në diell, sidomos në pikun e temperaturave (nga ora ‪11:00 deri në ‪17:00).

Ambienti në të cilin jetojnë të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit.

Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor.

Të vendosen termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzojnë më shumë kohë.

Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë. Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë.

Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm.

Të vishen me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

Për personat që përdorin medikamente, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.

Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat