Lajme

Si e uronte George H. W. Bush- Clinton pasi fitoj zgjedhjet: Letra e tij pushton rrjetet sociale

Ndër vite presidentët e zgjedhur amerikanë pas përfundimit të mandatit përmes një letre uronin pasardhësin e tyre, që do merrte këtë post duke bërë kështu me dije që nuk kishte hatërmbetje mes tyre, dhe e pranonin rezultatin përfundimtar.
Nga 45 presidentët amerikanë secili nga ta ishte kujdesur që në detaje të përgatiste këtë letër përshëndetëse, për atë që do vinte në krye të kësaj pozite dhe do vendosej në Shtëpinë e Bardhë.

Dje u bë e ditur se kandidati demokrat Joe Biden, kishte fituar zgjedhjet presidenciale duke u bërë kështu presidenti i 46’të me radhë. E rivali i tij Donald Trump ende nuk ka uruar atë për zgjedhjen në këtë post.

E derisa u vu në spikamë kjo heshtje nga ish presidenti amerikan, në rrjetet sociale u bë virale letra që George H. W. Bush i kishte shkruar presidentit në ardhje, Bill Clinton.

Në letër mes të tjerash thuhej:

‘’I dashur Bill. Kur erdha në këtë zyre ndjeva të njëjtin respekt që kam ndjerë katër vite më parë. E di se edhe ju do ndjeheni njësoj.

Unë të uroj të kesh lumturi këtu. Unë kurrë nuk jam ndjerë i vetmuar, ashtu si kanë thënë disa nga presidentët.

Do ketë kohëra të vështira, të cilat do vështirësohen edhe më shumë nga kritikat që shpesh do të duken të padrejta. Unë nuk jam shumë i mirë për të dhënë këshilla; por mos lejo që kritikat të dekurajojnë. Ti do jesh presidenti ynë kur do e lexosh këtë shkrim. Të uroj gjitha të mirat. T’i uroj edhe familjes tënde gjitha të mirat.

Suksesi yt tani është suksesi i vendit tonë. Unë do të përkrah çdoherë. Paq fat.

George.’’

Postime të ngjajshme
Lajme

Befason Ramush Haradinaj: Nëse bëhem President, ky do të jetë kryetar i AAK-së

Lajme

Molliqaj tregon për raportet e tij me Kurtin

Lajme

A do të jetë Uran Ismaili kandidat i PDK’së për Prishtinë?

Lajme

Selmanaj i dërgon “selam” Osmanit