Lajme

Si e përmbysi Përparim Rama rezultatin me mbi 11 mijë vota në disavantazh?

Përparim Rama ka fituar zgjedhjet në komunën e Prishtinës duke përmbysur një rezultat prej 11 mijë votash në disfavor të tij nga raundi i parë.

Diferenca në vota midis Vitisë dhe Ramës në raundin e parë të zgjedhjeve ishte 10 mijë e 769 vota, shkruan lajmi.net.

Arben Vitia në raundin e parë kishte marrë 35,243 vota apo 42.26% kurse Përparim Rama kishte marrë 24,474 vota apo 29.34%.

E në raundin e dytë, gjithçka u përmbys. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, Rama e mposht Vitinë me më shumë se 1700 vota dallim.

Nga këto rezultate, Përparim Rama i LDK-së ka dalë fitues me 40,659 vota apo 51.07% kurse Arben Vitia ka marrë 38,958 apo 48.93%.

Related posts
Lajme

Borrell reagon pas sanksioneve të SHBA-së ndaj dy serbëve të Kosovës

Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Lajme

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar deklaratën ironizuese të Shpend Ahmetit, në lidhje me borën

Lajme

Përparim Rama ia ofron Arben Vitisë postin e Drejtorit të Shëndetësisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *