Lajme

Si e ndau Qeveria buxhetin e vitit 2022 për komunat?

Konsiderohet se komunës së Fushë Kosovës është dashur t’i ndahen më shumë mjete në ndarjen buxhetore. Por, si e ndau Qeveria buxhetin e vitit 2022 për komunat?

Numri i madh i banesave edhe çmimi më i lirë i tyre, bëri që në Fushë Kosovë të rritet numri i banorëve. E pikërisht banorët janë njëra ndër kriteret ku qeveria bazohet për ndarjen e buxhetit për komunat.

Por, në komunën e Fushë Kosovës thonë se në këtë qytet jetojnë trefish më shumë banorë se sa që janë të regjistruar.
Sipas projektbuxhetit për vitin 2022, për këtë komunë janë ndarë 11,656,080 euro, prej të cilave vetëm 3,061,080 shfrytëzohen për investime kapitale.

Topalli thotë se kjo shumë nuk është e mjaftueshme për komunën e tyre

Në anën tjetër, ekonomistët thonë se këto kritere duhet të shikohen më në detaje. Jakup Bellaqa tregon kriteret për ndarjen e buxhetit për komunat.

Komuna e cila nga buxheti i shteti merr më së paku para, është ajo e Parteshit, për të cilën janë ndarë vetëm 1,129,456 euro. Ngjashëm qëndron edhe ajo e Kllokotit me 1,145,364 euro, e pak më shumë merr ajo e Mamushës, 1,802,040 euro.

E, kryeqendra e Kosovës zotëron të hyrat më të mëdha nga ndarja buxhetore. Prishtina merr 90,669,333 euro.

Kryeqyteti mbi 30 milionë euro nga to i shpenzon në paga dhe shtesa, kurse 27,124,188 euro në shpenzime kapitale.

Numrin dy për nga buxheti e mban ajo e Prizrenit, me 47,788,686.

Në 5 komunat që u ndahet më shumë buxhet, hyjnë edhe Ferizaj me 33,933,8684, Peja me 29,296,053 edhe Gjilani me 29,075,279.

Me projektligjin e qeverisë për buxhetin janë pajtuar 31 komuna, kurse 7 nga to ende nuk e kanë aprovuar buxhetin në Kuvendet Komunale sipas kufijve buxhetor. /gazetametro.net

Related posts
Lajme

Kjo është bomba 907 kg që u gjet sonte në Merdare

Lajme

Grushte, shqelma e kapje për flokë: Bëhen “llom” mes vete dy femra në Fushë Kosovë

Lajme

Kjo është gruaja më e kërkuar në Evropë

Lajme

Kush është njeriu i afërt i Abdixhikut që do të bëhet zëvendës i Ramës?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *