Sport

Si do të ishin formacionet e pesë kombëtareve pa lojtarët e 12 klubeve themeluese të Superligës Evropiane?

Dhe me Superkupën, çfarë ndodhë? UEFA tashmë ka treguar refuzimin e saj të plotë të Superligës së re Evropiane e cila tashmë është afër realitetit.

Real Madrid, Barcelona, ​​Atletico, Milan, Juventus, Inter, Arsenal, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe Tottenham janë 12 klubet themeluese.

Me garën afër të zhvillohet – MARCA ka krijuar formacione se si do të ishin njëmbëdhjetë ekipet kryesore kombëtare në rast se nuk mund të thërrisnin ndonjë futbollist që luante në ndonjë nga 12 ekipet e Superligës Evropiane.

SPANJA

La Roja nuk do mund të llogariste në disa lojtarë të rëndësishëm që kanë pasur një disa ftesa nga Luis Enrique. Emrat si De Gea, Sergio Ramos, Jordi Alba, Busquets, Koke ose Morata do të liheshin jashtë.

GJERMANIA

Fakti që nuk ka asnjë klub të Bundesligës të përfshirë në Superligë ka efekt ndryshe. Sigurisht, lojtarë të rëndësishme si Ter Stegen, Kroos, Werner, Gundogan ose Havertz nuk do të ishin aty.

FRANCA

Nuk do të ishte një nga ekipet më të prekura, megjithëse do të kishte viktima të konsiderueshme në të gjitha repartet si Lloris, Varane, Pogba, Rabiot, Kante, Griezmann, Dembele ose Giroud.

ANGLIA

Pa dyshim, do të ishte një nga më të prekurit, veçanërisht duke marrë parasysh që 6 nga 12 klubet e Superligës janë nga Liga Premier. Nuk do të kishte Walker, Stones, Maguire, Trippier, Alexander-Arnold, Dier, Foden, Mount, Sterling, Harry Kane ose Rashford.

PORTUGALIA

Ata do të kishin shumë mungesa, veçanërisht në sulm. Lojtarë si, Cristiano Ronaldos, Joao Felix, Jota, Bernardo Silva ose Bruno Fernandes do të mbeteshin jashtë.

Postime të ngjajshme
Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të

Sport

Joshua – Fury, konfirmohet data e duelit të shumë pritur

Sport

Zbulohet cili do të jetë transferimi i parë i Barcelonës