Sport

Shuma e majme që e fiton Shqipëria nëse arrin të kalojë në Ligën B

Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë sot (e mërkure) në kuadër të rrethi të fundit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë do të tentojnë të fitojnë Grupin 4 në Ligën C të garës më të re të UEFA-s, për t’u shpërblyer më pas.

Bjellorusia është aktualisht lider i grupit me dhjetë pikë, ndërsa tanët kanë dy më pak, derisa takimin e parë e kishin fituar 2-0.

Shqipëria do të tentojë që ta fitojë edhe këtë përballje, në mënyrë që nga edicioni i ri të luajnë Ligën B.

Por, kjo nuk do të jetë e vetmja, pasi Kombëtarja jonë do të shpërblehet edhe me 1.1 milion euro dhe do të ketë shansin të luajë në play-offin e Ligës së Kombeve, duke pasur shansin që të kualifikohen direkt në Kampionatin Evropian që mbahet tri viteve.

Shqipëria shihet si favoritë absolut dhe duhet të fitojnë patjetër që të arrijnë të gjitha qëllimet e lartë cekura.

Postime të ngjajshme
Sport

Barcelona e do Shkodran Mustafin në janar

Sport

ZYRTARE: Peja bëhet me kryetar të ri

Sport

UEFA publikon listën me kandidatët për ekipin e vitit

Sport

Saranda Daci flet për debutimin dhe transferimin në Çeki