Sport

Shuhet edhe një tjetër klub në Kosovë

KF Juniku është shuar dhe nuk do vazhdoj më të bëjë gara në futsallin kosovar, raporton Gazeta Olle.

Shkak kryesor për shuarjen e këtij klubi ishte mungesa e përkrahjes financiare.

Para pak ditësh nga garat ishte tërhequr edhe FC Besa – Pejë, e tani me dy skuadra më pak në gara FFK është detyruar ta shtyjë datën e hjedhjes së shortit për 10 Tetor 2020.

Mungesa e transmetuesit të ndeshjeve, dhe sponzorit të ligës, po zbehin futsallin duke mos patur mundësi të arrij tek një audiencë më e gjërë, e ku do të shtohej mundësia për përkrahjen e klubeve nga bizneset e atyre komunave ku klubi vepron.

Kampion në fuqi në Superligën e futsallit kosovar janë skuadra e Mabetex Prishtinës.

Postime të ngjajshme
Sport

Lista e golashënuesëve më të mirë pas javës së shtatë

Sport

Zekirija Ramadani pa “doreza”: Si e vlerëson punën te FC Prishtina, pse nuk foli me Dallkun për skuadrën dhe kush janë dy yjet e skuadrës me të cilët është i pakënaqur?

Sport

Formacionet e mundshme: Celtic – Milan

Sport

Flet Arbnor Morina: Tregon pse Arbëria po ka rezultate kaq të mira dhe cilat janë synimet