Sport

Shtyhet ndeshja interesante e ditës në futbollin vendor!

Dueli ndërmjet Malishevës dhe Trepçës, i cili ishte i paraparë të zhvillohej ditën e shtunë (21 nëntor) është shtyrë për një ditë më vonë, raporton Gazetasheshi.com.

Takimi ndërmjet këtyre dy skuadrave është shtyrë për shkak të kërkesës së Klubit Futbollisti “Trepça”.

“Xehtarët” kërkuan që ky takim të shtyhet për shkak të vdekjes së ish-kontribuesit të klubit mitrovicas, Gzim Vehapi.

“Ndeshja e paraparë Malisheva – Trepça per neser me date 21-11-2020 eshte shtyer per te dielen me date 22-11-2020.

Kjo eshte bere per shkak se neser mbahet vorrimi i te ndjerit Gezim Vahhapi i cili ndrroj jete ne oret e vona te mbremjes se sotme.

E falenderojme KF Malisheven dhe Federaten e Futbollit te Kosoves per mirkuptim”, thuhet në njoftimin e Trepçës.

Ndeshja është e vlefshme për javën 11 të grupit A të Ligës së Parë.

Postime të ngjajshme
Sport

SUPERLIGA LIVE: Gjilani – Drita & Feronikeli – Trepça ’89

Sport

Gjilani – Drita, sipas bastoreve kjo skuadër është favorite

Sport

Formacionet zyrtare: Lazio – Udinese

Sport

Derbi numër 34-të kampional pasluftës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, ja statistikat e përballjeve