Sport

Shtyhet ndeshja Drita – Llapi

Ndeshja e mbetur e javës së parë, Drita – Llapi, e paraparë të zhvillohej të shtunën, është shtyrë për më vonë, njofton FFK.

Arsyeja e shtyrjes së kësaj ndeshjeje është bërë me kërkesë të Llapit, skuadër e cila i ka dy lojtarë të angazhuar me Kombëtaren U21 për ndeshjet kundër Austrisë dhe Andorrës dhe në bazë të Rregullores së Garave klubi që jep dy apo më shumë lojtarë në ekipet kombëtare atëherë kërkesa për shtyrje të ndeshjes i aprovohet.

Komisioni i Garave së shpejti do të caktojë një termin të ri për këtë ndeshje.

Ndërkohë, ndeshja tjetër e mbetur Drita-Trepça’89 do të zhvillohet në terminin e paraparë, më 14 tetor, në orën 14:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Rezultate të dobëta të Llapit, Batatina “kërcënon” futbollistët

Sport

“Legjendat” fajësojnë lojtarët e Llapit

Sport

Juventus merr fitore të madhe në Ukrainë, shkëlqen Morata

Sport

Gjyqtarët gjilanas përsëri do ta ndajnë drejtësinë në derbin e zjarrtë lokal