Sport

Shtyhet meçi ndërmjet Florian Markut dhe Maxim Prodan, kjo është arsyeja

Meç ndërmjet boksierit shqiptar Florin Markut dhe Maxim Prodan është shtyrë.

Marku përmes një postimi në rrjetin e tij social, Facebook bëri të ditur lajmin për shtyrjen e meçit.

Ai theksoi se arsyeja e shtyrjes është një lëndim që ka pësuar së fundmi, gjë që do t’ia pamundësojë atij të jetë i aftë për tu përballur me Prodan.

Marku theksoi se meçi ndaj Prodan do të zhvillohet me gjasë në muajin shtator dhe për këtë do të njoftojë ai vet për datën e saktë.

Më poshtë mund të shikoni postimin e plotë të Markut.

Për të gjithë ndjekesit e mi, jam shumë i merzitur tju njoftoj se lufta ime me prodan duhet të shtyhet për shkak të një dëmtimi që kam pësuar, megjithatë unë do të kthehem në stërvitje shumë shpejt dhe do jem i gatshëm për të luftuar Prodan në shtator ekipi im S-JAM Boxing dhe Eddie Hearn po punojnë për një datë të re për shtatorin dhe shpresoj t’ju jap lajme javën e ardhshme. Faleminderit për të gjithë mbështetjen tuaj #TeamMarku

Postime të ngjajshme
Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina

Sport

Muriqi flet rreth së ardhmes së tij