Sport

Shtohen thirrjet për rikthimin e Messit në Barcelonë, pas ardhjes së Xavit

Leo Messi ndau rrugët me Barcelonën në verë, pas një karriere të jashtëzakonshme me katalonasit, klub ku ishte pjesë që nga mosha 13-vjeçare. Por, qysh tani ka thirrje përreth “Camp Nout” që ta rikthejnë argjentinasin.

Pas klubi nuk kishte mundësi ekonomike ta mbante Messin, nuk kishte zgjidhje tjetër sesa ndarja, e që bëri që argjentinasi t’i bashkohej Paris Saint-Germainit në kontratë dy vjeçare, me mundare, me mundësi vazhdimi për një tjetër.

Victor Font, ish-kandidati për president të Barcelonës në zgjedhjet e këtij viti, që doli i dyti pas Joan Laportas, po kërkon nga klubi ta planifikojë rikthmin e Messit.

“Largimi i tij duhej të bëhej nga dera kryesore. Nga ai moment e tutje, klubi duhej të mendonte se si ta kthejë Messin në Barcelonë në vitin 2023”, tha Font për RAC-1.

Lamtumira e Messit ishte vërtetë pikëlluese, edhe për klubin edhe pr klubin edhe për vet lojtarin, teksa të dy palët ishin pajtuar për një marrëveshje, ku argjntinasi do të pranonte ulje të ndjeshme të pagës.

Por, vështirësitë shumë të mëdha ekonomike që klubi po kalonte, e pamundësuan qëndimin e gjashtë here fituesit të Topit të Artë.

Messi hapur kishte deklaruar se nuk dëshironte të largohej kurrë dhe së fundmi ai tha se do ta donte një rikthim, si drejtor sportive.

“Unë gjithmonë kam thënë se dua ta ndihmoj klubin dhe të jem i dobishëm. Unë do të doja të bëhem drejtor sportiv në një periudhë të jetës. Nuk e di nëse do të ishte te Barcelona, ose nëse do të jetë diçka tjetër”, u shpreh Messi.

Edhe pse mënyra e ndarjes “shkundi” pak marrëdhëniet e Messit me presidentin Laporta, rikthimi i Xavit mund të jetë kyç për rikthimin e argjentinasit.

Xavi dhe Messi kanë qenë bashkëlojtarë te Barcelona deri në largimin e spanjollit dhe kishin marrëdhënie të mire edhe brenda edhe jashtë fushës.

Aventura e Messit te PSG nuk po shkon ashtu siç e kishte planifikuar, me disa lëndime që kan kanë penguar adaptimin e tij në kryeqytetin francez.

Kështu, një rikthim i tij në “Camp Nou” marrë parasysh të gjitha këto gjëra mund të bëhet më shpejt sesa ishte menduar.

Related posts
Sport

Xhaka rikthehet në stërvitje të plota, Arteta tregon kur do të jetë i gatshëm

Sport

Formacionet zyrtare: Roma – Inter

Sport

Broja thyen një tjetër rekord në Premier Ligë pas golit të shënuar

Sport

Eskalon debati mes Xhevdet Pozharit e Shpëtim Deskut: ‘Me pas qenë te unë ishim nda ndryshe’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *