Lajme

Shtimi i forcave në veri, deklarohet komandanti i KFOR-it

Komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral major Franco Federini është deklaruar se kjo forcë i ka shtuar patrullimet në veri të Kosovës në rrugët ku serbët kanë vendosur bllokada dhe ka vendosur njësitë e veta në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

“KFOR -i ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm në terren duke shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të prekura nga bllokadat dhe ka vendosur njësitë e evta në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Bernjak, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB -së e vitit 1999. KFOR gjithashtu ka zhvilluar bisedime me të gjitha palët e përfshira për ndërprerjen e protestave në Kosovën Veriore.”, ka thënë Federini në një deklaratë për media, shkruan Reporteri.net.

Ai është shprehur se masat e miratuara janë diskutuara më herët nga Komandanti i KFOR-it me të gjitha Institucionet në Kosovë dhe me Kryetarët e Komunave Veriore dhe kanë për qëllim favorizimin e shtensionimin e shpejtë që është krijuar javën e fundit dhe rikthimin e një mjedisi dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kujtojmë se sot është dita e tetë që kur serbët e veriut kanë bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak për të kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa në targa me Serbinë.

Që nga java e kaluar në atë pjesë Kosova ka dërguar njësitë Speciale të Policisë të cilët po e mbikëqyrin situatën.

Kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, edhe me presion ushtarak kanë bërë që KFOR të rrisë praninë në Veri të Kosovës.

Postime të ngjajshme
Lajme

Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht ish kandidatin për Deputet të PDK-së në Drenas!

Lajme

Kush voton më shumë në Kosovë: Meshkujt apo femrat?

Lajme

Brnabic i bëjnë pyetje të vështirë: ‘A do ta nënshkruani pavarësinë e Kosovës’

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna