Lajme

Shtatë të lënduar një aksident trafiku në Prishtinë

Shtatë persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti të trafikut sonte në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ajo tha se në aksident kishin qenë të përfshira dy automjete, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

”Sot rreth orës 19:00, në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar 7 persona, të cilët janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Postime të ngjajshme
Lajme

Familjarët e gjejnë të vdekur një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Lajme

Këto janë komunat ku ka nisur rinumërimi i votave

Lajme

Zhduket një vajzë në Klinë

Lajme

Parashikimi i motit për sezonin e dimrit: Çfarë e pret Kosovën