Lajme

Shqiptarja që theu tabutë në Maqedoninë e Veriut, tash e 17 vite punon si shofere e autobusit

Makfire Shakiri është shqiptarja e parë shofere në Maqedoninë e Veriut. Ajo ka 28 vjet në timon dhe konsiderohet si gruaja që theu tabutë.

Makfirja për mediat shqiptare tregoi se të qenët shofere ka qenë dëshira e saj që nga fëmijëria dhe e ka realizuar falë shumë vështirësive.

“Ishte një dëshirë imja që nga fëmijëria ime, i doja shumë autobusët, rritesha unë dhe rritej edhe dëshira. Më në fund e vendosa, por rruga ishte shumë e vështirë deri këtu. Është vështirë të punësohet këtu ku jam unë, mirëpo ia dola”.

Ajo theksoi se ka përkrahjen e të gjithë familjes, pasi të drejtosh urbanin çdo ditë, do shumë sakrificë.

“Kam pasur përkrahjen e prindërit, babait tim që nuk është më mes nesh. Më kanë përkrahur shumë. Nuk kam pasur probleme fare. Më kanë thënë që është punë e vështirë dhe ashtu është punë me përgjegjësi të madhe”. /Abcnews

Postime të ngjajshme
Lajme

Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht ish kandidatin për Deputet të PDK-së në Drenas!

Lajme

Kush voton më shumë në Kosovë: Meshkujt apo femrat?

Lajme

Brnabic i bëjnë pyetje të vështirë: ‘A do ta nënshkruani pavarësinë e Kosovës’

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna