Lajme

Shqiptari hero shpëton çiftin e të moshuarve, hyn në mes të flakëve

Një shqiptar është kthyer në heroin e ditës në Finlandë.

Një zjarr i madh shpërtheu në Minttutie të Finlandës, si pasojë e të cilit e gjithë banesa u shkrumbua, ndërkohë që nuk ka të lënduar,

Mediat findlandeze shkruajnë se një shqiptar ndihmoi një çift të moshuarish që të dilnin nga banesa, teksa hyri mes flakëve, para se të mbërrinte departamenti i zjarrfikësve, raporton Tch.

Mergim Halili, i cili jeton në lagjen ku u dogj shtëpia, thotë se ata vunë re se nga banesa po dilte shumë tym dhe u nisën për të parë situatën. Ndërsa flakët po shtoheshin, ata vendosën të kontrollonin nëse kishte njerëz në banesë. Halili thotë se çifti nuk ishin të vetëdijshëm për shkak të zjarrit kur ata u futën mes flakëve.

Ai thotë se e thirri dy herë numrin e urgjencës. Në kohën që mbërritën zjarrfikësit, gjithë banorët ishin tashmë jashtë. Zjarri zgjati rreth dy orë dhe më pas u shua.

Postime të ngjajshme
Lajme

KEDS njofton për zonat që do të kenë mungesë të energjisë elektrike

Lajme

Valon Syla i lidh përgjimet me Xhelal Sveçlën e Haki Abazin

Lajme

Sindikata e Zjarrfikësve letër kryeministrit, ka disa kërkesa

Lajme

Rrufeja godet dasmorët, së paku 17 të vdekur