Blic Plus

Shqiptarët nuk e kanë problem këtë lloj marrëdhënieje

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Nisur nga rasti i Gwyneth Paltrow – e cila zbuloi për The Sunday Times se ajo dhe partneri Brad Falchuk jetojnë bashkë vetëm katër ditë në javë – 65% e votuesve u shprehën se “një raport i tillë duket interesant”, ndërkohë që 14% votoi “jam i/e pavendosur, jetës nuk i dihet”.

Një lidhje e tillë duket se nuk shihet me dyshim nga shqiptarët, që përgjithësisht janë të dhënë pas një stili jetese më tradicional. Kjo marrëdhënie quhet LAT (live apart, together) – pra jetojnë të ndarë, së bashku.

Nisur nga rasti i Gwyneth dhe Brad, ekspertja e marrëdhënieve Charly Lester u shpreh se “një raport i tillë tregon pjekuri”. “Nëse i keni dhënë fund një marrëdhënieje afatgjate dhe kuptoni se çfarë nuk shkoi herën e parë, herën e dytë ose të tretë, ndoshta jeni gati për diçka ndryshe”, shtoi ajo.

Pra, LAT nuk shihet me mosbesim nga çiftet që kanë fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme.

Debati gjithashtu është një tjetër pikë e rëndësishme. Duke qenë se partnerët nuk jetojnë gjithë kohën bashkë, shmangim një pjesë të mirë të debateve të parëndësishme dhe ruajnë një raport më të qetë mes tyre.

Po kështu, takimet janë më pasionante pasi mungesa e shton më shumë dëshirën për të folur dhe për të qëndruar me njëri-tjetrin. Të njëjtën gjë ekspertët theksojnë edhe për seksin. Ka gjithashtu një tjetër të mirë – më shumë kohë për veten. Një pjesë e mirë e debateve nis nga mungesa e kohës për t’u kujdesur për veten.

Sigurisht që LAT nuk është për të gjithë, por nëse ndiheni të lumtur me një raport të tillë, pse jo?! /anabelemagazine.com/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Blic Plus

Nuk do ta besoni sa paguhet Arbana për një muaj

Blic Plus

Faton Peci i çon “selam” nga Istogu Bekë Berishës...

Blic Plus

Merkel jep lajmin e madh, Kjo vlen edhe për Shqiptarët që jetojnë në Gjermani

Blic Plus

Letra prekëse e një babi të varfër për të pasurin që ia gërvishti veturën