
Ish-futbollisti i Interit dhe Milanit, Mario Balotelli kishte krijuar rubrikën “pyetje-përgjigjje” me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram”.
Në njërën prej pyetjeve, një ndjekës e pyeti Balotellin se cilët janë më të mirë – shqiptarët apo ganezët.
Sulmuesi që tashmë luan te Monza në përgjigjen e tij etiketoi personin që e kishte pyetur duke vendosur një zemër në mes të flamurit shqiptar dhe atij ganez.
Me këtë përgjigjje duket se Balotelli vlerëson shumë shqiptarët.