Sport

Shqipëria U21 synon fitoren ndaj Kosovës U21

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ditën e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”, kanë dalë në një konferencë për shtyp dy futbollistët e kombëtares U-21 të Shqipërisë, Eridon Qardaku dhe Leonardo Maloku.

Kuqezinjtë folën në lidhje me grumbullimin dhe përgatitjet që po zhvillon tekniku Bushi dhe pritshmëritë për sfidën ndaj Kosovës, më 15 tetor, në Elbasan.

“Atmosfera në skuadrën e shpresave është shumë e mirë, kushtet janë optimale. Jemi të gjithë gati për përballjen e radhës ndaj Kosovës U-21, jemi të përqendruar tek udhëzimet e trajnerit Bushi. Së bashku me shokët e skuadrës do mundohemi të fitojmë ndeshjen e radhës ndaj Kosovës. Ne si në çdo ndeshje do të mundohemi të fitojmë, edhe ndaj Kosovës do të luftojmë për të fituar. Për ne, si futbollistë, çdo ndeshje është detyrim për t’u fituar dhe këtë duhet të bëjmë,” – deklaroi Leonardo Maloku.

Eridon Qardaku, që aktivizohet në radhët e ekipit të Bylis në Kategorinë Superiore u shpreh se atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe shpreson në një rezultat pozitiv, transmeton kp.

“Skuadrës kombëtare U-21 nuk i ka munguar asgjë, për ne është detyrim fitorja, kushtet janë shumë të mira. Gjërat janë pozitive, ne po përmirësohemi në disa aspekte, pas analizës që kemi bërë më trajnerin gjatë përgatitjeve tona. Ndeshjen e radhës ndaj Kosovës duhet të bëjmë kthesën, e të shpresojmë deri në fund të eliminatoreve”, u shpreh ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv