Sport

Shqipëria me mungesë të madhe ndaj Anglisë dhe Andorrës

Berat Gjimshiti do të jetë mungesa e madhe e Kombëtares shqiptare të futbollit për ndeshjet e rradhës me Anglinë ne Wembley dhe Andoren në Tiranë.

Ora News mëson ekskluzivisht se mbrojtësi i qendrës nuk është ende gati për të luajtur dhe do të qëndrojë në Itali.

Shqipëria do të luaj në datë 12 Nëntor në Londër, përballë tre luanëve por trajneri Edi Reja s’duhet të llogarisë në planet e tij një ndër futbollistët më të mirë të kombëtares sonë, Berat Gjimshiti.

Gjimshiti luajti me Manchester United për Champions League dhe u aktivizuar në pjesën e dytë nga tranjeri Gasperini.

Por kjo nuk do të mjaftoj që ai të jetë në grumbullimin e kombëtares.

Futbollisti u dëmtua në ndeshjen me Hungarinë në Budapest ku Shqipëria fitoi 1-0 me gol të Armando Brojës.

Që atëherë futbollisti ka munguar Atalantën dhe meqenëse ai u dëmtuar në ekipin kombëtar ende nuk ndihet gati.

FSHF dhe Atalanta kanë rënë dakord që mbrojtësi i qendrës të mos jetë prezent në këtë grumbullim.

Natyrisht kjo do të jetë një minus i madh në repartin difensiv, pasi 28-vjeçari tashmë ka një eksperiencë të madhe si në Serie A dhe ne kompeticionin Champions League.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *