Sport

Shqipëria, kundërshtar i lehtë për Francën

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Francës ka marrë fitoren e radhës në kualifikimet për Euro 2020, duke e mundur 4:1 në ‘Stade de France’ Kombëtaren e Shqipërisë.

Rreshtimet jo të mira në mbrojtje i kushtuan Shqipërisë me dy gola që në pjesën e parë.Ishte Odise Roshi viktima e kësaj pjese, me dy gabime të bëra, te goli i Kingsly Koeman në minutën e 8’ dhe Olivier Giroud në minutën e 27’.

Vendasit kanë mundur të trefishojnë epërsinë në minutën e 37’, por Antoine Griezmann dështoi nga penalltia.

Pjesa e dytë e ndeshjes solli edhe dy gola të tjerë për Francën, dhe një për Shqipërinë.

Luhej minuta e 68’, kur Kingsly Koeman ndëshkoi edhe një herë Shqipërinë, për 3:0.

Ndërsa, rezultatin përfundimtar e vendosi Jonathan Ikone, duke shënuar në minutën e 85’, për 4:0.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Shqipëria shënoi golin e nderit, nëpërmjet Sokol Cikalleshit, nga penalltia

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv