Sport

Shqipëria – Kosova, bastoret i ndryshojnë kuotat

Shqipëria e Kosova do të ndeshën sot ndërmjet vete në një sfidë vëllazërore që do t’u shpërbejë dy trajnerëve edhe si parapërgatitje për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, shkruan “Zeri.info”.

Vëllezërit do të zbresin në stadiumin “Elbasan Arena” nga ora 16:00 për ta zhvilluar këtë ndeshje e cila është e katërta me radhë që nga paslufta.

Ndeshja ani pse miqësore ka zgjuar interesim të madh, derisa bastoret kanë dhënë vlerësimin e tyre. Shqipëria vazhdon të mbetet favorite e madhe përballë Kosovës, ku fitorja e saj është vlerësuar me 2.40, ndërsa ajo e Kosovës është rritur shumë. Më herët Kosova që kishte kuotën për fitore 2.85 sot e ka 3.10. Barazimi vlerësohet me 3.00.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshje interesante zhvillohen sot në Ligën e Parë

Sport

Superliga e Kosovës vazhdon sot me këto ndeshje

Sport

Thaçi paralajmëron Dritën

Sport

Anthony Joshua – Kubrat Pulev, detajet e ndeshjes