Sport

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë sot një ndeshje vëllazërore

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë sot një ndeshje vëllazërore për të parë nivelin dhe përgatitjen fizike të lojtarëve para ndeshjeve të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve.

Para ndeshjes, trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, theksoi se do të bëjë disa eksperimente në formacionin atartues kundër Kosovës, derisa trajneri i Kosovës, Bernard Challendes, e cilësoi si të panevojshme këtë miqësore në këtë kohe pandemie si dhe para dy sfidave me Slloveninë dhe me Moldavinë.

Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova do t’i kenë disa mungesa të rëndësishme për shkak se disa lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha evropiane, nuk janë lejuar të udhëtojnë për shkak të rrezikut të infektimit me virusin Covid-19.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 16:00 dhe pa praninë e tifozëve.

Postime të ngjajshme
Sport

Kështu do të dukej këtë edicion tabela e Ligës Premier nëse VAR-i nuk do të përdorej

Sport

Mezani ndër emrat më të kërkuar të momentit, ja dy skuadrat që e duan me këmbëngulje

Sport

Nesër ndeshja e mbetur Drita – Llapi, ja kush do jetë refer

Sport

Publikohet fotografi e rrallë e Ibrahim Rugovës me Fadil Vokrrin në Turqi