Sport

Shqipëri – Poloni, mësohet numri i madh i tifozëve që priten të jenë sonte në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë sonte ndeshjen më të rëndësishme në kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kuqezinjtë do të përballen sonte me Poloninë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, raporton FrontOnline.

Pas fitores ndaj Hungarisë 0:1 në fundjavë, djelmoshat e Edi Rejës janë me motiv të madh për të triumfuar edhe sonte.

Një fitore sonte ndaj Polonisë do të thotë se Shqipëria e “para-siguron” vendin e dytë në grupin I, nga ku synon kualifikimin në botëror.

Shqipëria do të ketë sonte një armë të madhe, atë të tifozëve kuqezi.

Ndryshe nga sfida e parë në Varshavë ku luajtëm shumë mire dhe fati nuk ishte me ne, sot djemtë tanë do të kenë 22 mijë zemra kuqezi që do të brohorasin dhe do të shtyjnë skuadrën drejt fitores që e presion miliona të tjerë jashtë “Air Albania”.

Ndryshe, ndeshja e sontme do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45.

Postime të ngjajshme
Sport

U rrit në La Masia, rrëfehet Balliu: Ja pse u largova nga Barcelona

Sport

Carabao Cup kthehet me tri sfida, vëmendja në "Stamford Brigde"

Sport

Veprim i mirë nga Rashica, viziton Ambasadën e Kosovës në Britani të Madhe

Sport

Sot zhvillohet ndeshja e Superkupës Kosovë-Diasporë, Llapi – Kosova Düsseldorf