Sport

Shqipëri – Lituani, mbyllet me këtë rezultat

Kombëtarja Shqiptare nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja me kombëtaren modeste, Lituaninë.

Ndeshja e zhvilluar në Vilnius të mërkurën pasdite, e vlefshme për Ligën C në Ligën e Kombeve, ka përfunduar barazim, 0-0.

‘Kuqezinjtë’ ishin më të mirë në fushën e lojës, por dështuan të gjenin golin e avantazhit.

Sulmuesi Taulant Seferi pati raste të mira shënimi, që nuk arriti t’i shndërronte në gol.

Në anën tjetër, pati edhe një rast kontestues për penallti në të mirë të Shqipërisë, por gjyqtari vendosi të heshte.

Kujtojmë se me rezultat të njëjtë Shqipëria kishte barazuar edhe me Kazakistanin, tre ditë më parë./

Postime të ngjajshme
Sport

E vendos në shitje medaljen e finales më të “çmendur” të Ligës së Kampionëve, për të paguar borxhet

Sport

Legjenda e Prishtinës lavdëron rivalin për titull, ka fjalë të mëdha për ta

Sport

Reagon Trepça ’89: Na u anulua një gol i rregullt në ndeshjen ndaj Gjilanit

Sport

Nga sulmi në mbrojtje, pikat e dobëta të Realit në “El Clasico”